75 Mall Live Search
07:35 / E Martë, 02 Prill 2024 / AR

Kurti sot bën homazhe në Gjakovë, pastaj vizitë në Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditë së martë do të jetë në Gjakovë e Mitrovicë.

Në Gjakovë, ai do të bëjë homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës nga ora 08:00.

Ndërsa, nga ora 8:40 Kurti bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë.

Pas Gjakovës, Kurti do të udhëtoi në Mitrovicë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, që bëhet në ora 11:00.