75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 02 Prill 2024 / L K

Zhduket një person në Gjilan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur nga komuna e Gjilanit.

Viktima sipas ankuesit ka daluar nga shtëpia me datë 25 mars 2024 dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.

“Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.