Fakulteti Juridik u ndan mirënjohje studentëve për suksesin e arritur në garën botërore

Stundetët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët arritën një sukses të jashtëzkonshëm, duke u renditur ndër tri ekipet më të mira në botë në garën e drejtësisë “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot” të mbajtur në Vjenë të Austrisë, u pritën me ceremoni solemne në Fakultetin Juridik, ku dhe u ndanë mirënjohje për ta.
Ndryshe, nga 364 universitete në botë, studentët e UP-së kanë arritur t’i lënë mbrapa 360 universitete tjera. Ata sot janë nderuar nga ana e Fakultetit Juridik.
Studentët pjesëmarrës në këtë garë ishin: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, Si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Syla.
