75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 02 Prill 2024 / S Z

Vetëm gjatë muajit mars në Ferizaj u raportuan 18 raste të dhunës në familje

Vetëm gjatë muajit mars janë raportuar 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajit. Ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ka një rënie të lehtë të rasteve të dhunës në familje, pasi që në mars të vitit 2023 kanë qenë të raportuara 22 raste, apo – 18.18%  më pak.

“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, gjatë muajit mars 2024 janë raportuar 18 raste të dhunës në familje, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 kanë qenë të raportuara 22 raste, apo – 18.18% zbritje të rasteve të dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.