75 Mall Live Search
23:51 / E Martë, 02 Prill 2024 / Gj. Sh

Ky pritet të jetë klubi i ri i Osimhen

Agjenti i futbollit, Dario Canovi, mendon se e di se kë do të zgjedhë Victor Osimhen pasi të largohet nga Napoli.

Disa nga klubet më të mëdha janë të interesuara për shërbimet e nigerianit, si Arsenali, Chelsea dhe PSG-ja.

“Sipas mendimit tim, ka shumë mundësi që ai të luajë për Paris Saint-Germain”, deklaroi Canovi për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Do të ishte nënshkrimi më i zgjuar për të zëvendësuar Kylian Mbappen”, shtoi.

Osimhen ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të re me Napolin, e cila besohet të jetë rreth 130 milionë euro.