Gjilani njofton për lëndimin e Blend Krasniqit, humb sezonin aktual

Skuadra e SC Gjilanit përmes një komunikate ka njoftuar publikun në lidhje me lëndimin e lojtarit të tyre, Blend Krasniqi.
Krasniqi u lëndua ditë më parë, kurse është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në mensikun lateral dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan Indeksonline
Lojtari do të futet në operim gjatë këtyre ditëve dhe tashmë zyrtarisht e ka humbur gjithë sezonin e mbetur në Superligën e Kosovës.
“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit. Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, shkruhet në njoftimin e klubit