Pllakë përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi !

Një pllakë përkujtimore është vendosur sot në veri, në vendin ku u vra polici Enver Zymberi.
Pllaka është vendosur pikërisht në vendin ku ai ra heroikisht në mbrojtje të Republikës së Kosovës.
Ndryshe kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar, ishte i pranishëm në shpalosjen e pllakës së heroit Enver Zymberi.
Indeksonline iu sjell pamje nga vendi ku është vendosur pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymberi.