75 Mall Live Search
16:55 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / S Z

Arrestohet një 24-vjeçar, dyshohet se përfitoi ilegalisht 35 mijë euro në kompaninë ku punonte

Një i dyshuar, E.Q. 24-vjeçar i cili kishte një pozitë menaxheriale në një kompani private, është arrestuar nën dyshimin se ka bërë përfitim personal në mënyrë te paligjshme.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se i dyshuari në periudhën janar – mars 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mije euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai punonte.

“Më këto veprime,  i dyshuari E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“  nga neni 284 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

24-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”.