Raif Lahu emërohet drejtor për ekonomi në Komunën e Vushtrrisë

Raif Lahu është emëruar drejtor për Ekonomi dhe Investime Kapitale në Komunën e Vushtrrisë.
Lahu pas marrjes së postit të ri, ka falenderuar NISMA-n Socialdemokrate për mbështetjen dhe besimin e dhënë për të udhëhequr me këtë dikaster. Ndërsa ka pohuar se do të vazhdojë të shërbejë me ndershmëri për të mirën e Vushtrrisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë Më kënaqësi ju njoftoi që me propozim të NISMA Socialdemokrate dhe me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi jamë emëruar Drejtorë për Ekonomi dhe Investime Kapitale.
Po ashtu dua të falenderoi dhe kryesin e NISMA Socialdemokrate për mbështetjen dhe besimin për të udhëhequr me këtë Drejtori Duke llogaritur përvojen time dhe shërbimin timë të deritanishëm në të mirë të qytetit timë dhe tuajin do të vazhdojë të shërbejë me ndershëmëri dhe me sinqeritet në të miren e Vushtrrisë !
#përqytetarët #përvushtrrin Na priftë e mbara !
Sinqerisht i juaji Raif E Lahu.