75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 04 Prill 2024 / MSH

“Edhe 100, të të përqafoj?”/ Meritoni & Ilnisa urojnë Eglën, si reagoi ajo

Këtë vit aktorja Egla Ceno po e feston ditëlindjen në “Dhomën e Bardhë” në BBV ku po qëndron e izoluar prej 4 ditësh, ndërsa dy ditët e fundit i janë bashkuar edhe dy banorët e tjerë, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të tre të ndëshkuar nga “Vëllai i Madh”, për degradimin e debateve në ofendime dhe prekje fizike.

Banorja ka uruar veten dhe më pas ka qenë Meritoni ai i cili ka shprehur gjithashtu dëshirën jo vetëm ta urojë por edhe ta përqafojë, ndonëse aktorja ka refuzuar.

Megjithatë moderatori nga Kosova ka marrë mikrofonin dhe e ka uruar përzemërsisht.