75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 04 Prill 2024 / G T

Pyetje komike nga FFK-ja, kjo ishte përgjigjja qesharake e Mirlind Kryeziut

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë disa video interesante sa kishte në grumbullim lojtarët për dy ndeshjet miqësore të muajit të kaluar.

Mirlind Kryeziu, mbrojtësi kosovar ishte i pari që mori një pyetje komike nga njerëzit që punojnë në rrjetet sociale te FFK-ja, shkruan Indeksonline

Nëse performanca juaj në futboll do të ishte veturë, cila do të ishe ti? – ishte pyetja e FFK-së.

Kurse lojtari i Zurichut bëri një koment epik: A ban autobus?

Kjo video po bëhet virale në rrjetet sociale, kurse tifozët janë duke i pritur edhe përgjigjet e lojtarëve tjerë./Indeksonline/