Aro Muric në garë për ta fituar çmimin “pritja e muajit” në Premier League

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka nevojë për disa vota që e bën atë portierin me pritjen më të mirë të muajit mars në Premier League.
Muric është në garë përë këtë çmim me portierët tjerë, si: Seles (Nottingham), Neto (Bournemouth), Ramsdale (Arsenal), Flekken (Brentford) dhe Verburggen (Brighton), shkruan Indeksonline
Aro Muric është në garë për këtë çmim me pritjen që e bëri gjatë ndeshjes kundër Brentfordit javë më parë.
Kujtojmë që portieri kosovar në ndeshjet e fundit është bërë i pazëvendësueshëm me fanellën e klubit të Burnleyt./Indeksonline/