75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 04 Prill 2024 / FR

Chance The Rapper dhe gruaja e tij ndahen pas pesë vjetësh martesë

Chance The Rapper dhe gruaja e tij prej pesë vjetësh, Kirsten Corley, po ndahen.

Ata u martuan në vitin 2019.

“Të dy e kemi marrë këtë vendim”, kanë shkruar ata në një deklaratë në rrjete sociale.

“Ne erdhëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që e kemi kaluar së bashku. Zoti na ka bekuar me dy vajza të bukura, të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim së bashku. Kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe”, kanë shkruar ata, transmeton Klankosova.tv.

Ata janë prindër të Kensli, 7, dhe Marli, 4 vjeçe.