75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 05 Prill 2024 / G T

Malisheva i bën biletat falas për pjesën tjetër të sezonit, dy tifozë i paguajnë shpenzimet

Skuadra e Superligës së Kosovës, Malisheva ka vendosur t’i bëjë biletat falas deri në fund të sezonit aktual 2023/24.

Përmes rrjeteve sociale, klubi që po lufton për titull kampioni këtë edicion, tregon se dy mbështetës, Afrim Bytyqi dhe Kastriot Krasniqi janë ata që kanë mbuluar shpenzimet e biletave deri në fund të sezonit, shkruan Indeksonline

“Dy mbështetësit e zellshëm të klubit tonë Afrim Bytyqi dhe Kastriot Krasniqi mbulojnë shpenzimet e biletave për të gjithë tifozët deri në përfundim të këtij sezoni.Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nesër 06 prill, skuadra jonë do të përballet me Dukagjinin në një ndeshje emocionuese në stadiumin tonë, në ora 15:00, një ndeshje e rëndësishme dhe me mbështetjen tuaj, jemi të sigurtë që mund të arrijmë suksesin”, shkruhet në njoftimin e klubit

Kujtojmë që Malisheva është në pozitën e 4-të me 48 pikë, gjashtë më pak se lideri, Llapi (54)./Indeksonline/