16-vjeçari thyen rekordin e Usain Boltit në vrapim 400 metra

Kjo arritje vërtetë është historike! Në Lojërat Carifta, Nickecoy Bramwell theu një rekord 22-vjeçar.
Djaloshi 16-vjeçar vrapi 400 metra për 47.26 sekonda dhe ky sihte rekord botëror i U17, shkruan Indeksonline
Rekordin e mëparshëm e mbante fituesi i shumë medaljeve olimpike, Usain Bolt, që kishte kaluar 400 metra vrapim për 47.33 sekonda.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të thyesh këtë rekord. I kam pasur sytë në këtë rekord qysh nga vera e kaluar dhe tashmë e arrita qëllimin”, u shpreh Bramwell pas garës./Indeksonline/