Osmani takon drejtuesit e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për falje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, Haki Demolli, si dhe anëtarët e Komisionit.
Duke theksuar rëndësinë e Komisionit, e para e vendit u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.
Ky është njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidentja Vjosa Osmani takoi Komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, prof. Haki Demolli, si dhe anëtarët e Komisionit.
Duke theksuar rëndësinë e Komisionit, Presidentja u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.