Prishtina mposht Pejën në Ligën Ballkanike, siguron vendin e parë në grup

Sigal Prishtina e ka fituar derbin ndaj Pejës, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën Ballkanike.
Rezultati përfundimtar në ”Pallatin e Rinis dhe Sporteve” ishte 104-97, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt u mbyll me barazim 88-88, derisa fituesi u përcaktua pas vazhdimeve prej pesë minutave.
Justin Edler-Davis i Pejës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes me 29 pikë, derisa te Prishtina u dallua Dante Clark me 23 pikë.
Kjo fitore i siguron Prishtinës vendin e parë në tabelë, derisa në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike do të përballet me skuadrën malazeze, Lovcen Cetinje.
Në anën tjetër, Peja përfundoi fazën e grupeve në vendin e tretë, derisa në gjysmëfinale luan ndaj skuadrës së AEL./IndeksOnline/