75 Mall Live Search
10:30 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / FR

Dyshohet se e rrahu gruan, dërgohet në mbajtje një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një person në Ferizaj, të premten.

Ai dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, pas një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, njofton policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajte”, thuhet në raport.