75 Mall Live Search
17:32 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / G T

Veç edhe një fitore larg titullit, Leverkuseni vazhdon pa humbje në Bundesliga

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar një tjetër fitore të madhe në Bundesliga, pasi në javën e 28-të mposhti minimalisht 1:0 Union Berlinin.

Golin e vetëm për ekipin e Xabi Alonsos e shënoi sulmuesi anësor gjerman, Florian Wirtz nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Leverkuseni ishte me një lojtar më shumë në fushë qysh nga minuta e 45’të, pasi me të kuq ishte larguar lojtari Gosens.

Me këtë fitore, Leverkuseni shkon në kuotën e 76 pikëve në pozitën e parë, kurse i ka mbetur vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion në Bundesliga – apo më mirë të themi vetëm edhe 2 piëk./Indeksonline/