75 Mall Live Search
20:59 / E Diele, 07 Prill 2024 / G T

Diçka të tillë s’keni parë kurrë, Galatasaray fillon të luajë mes vete në finalen e Superkupës

Skuadra e Galatasarayt ka fituar Superkupën e Turqisë për sezonin 2023/24, pasi Fenerbahce e dorëzoi ndeshjen qysh në minutën e dytë.

Për shkak të tifozëve që udhëtuan në stadium, Galatasaray vendosi të luante mes vete, duke i dhuruar “show” të pranishmëve në tribuna, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që Fenerbahce kishte udhëtuar në “Nisan” stadium me lojtarët e grupmoshave U19 – kjo si shenjë proteste për vendimin e fundit nga Federata e Futbollit të Turqisë.

Galatasaray arriti të shënonte gol në sekondat e para me anë të Mauro Icardit.

Pastaj lojtarët e rinj të Fenerit u ftuan për ta dorëzuar ndeshjen dhe kështu Galatasaray triumfoi në Superkupë.

Padyshim kjo ishte finalja më e shkurtër në histori të futbollit europian./Indeksonline/