75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 09 Prill 2024 / L K

Një “i fortë” në Vushtrri e fut me zor një person në veturë, më pas arratiset

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hy në veturën e të dyshuarit një person tjetër, ku më pas viktima ka arritur të largohet.

Ndërsa, i dyshuari ndodhet në arrati.

Rasti është cilësuar si “Rrëmbim”.

Policia ka nisur hetimet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me automjet, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.

<FOTO IlUSTRUSE>