75 Mall Live Search
10:41 / E Martë, 09 Prill 2024 / L K

Mourinho pritet të rikthehet te skuadra ku e nisi karrierën si trajner

Disa mund ta kenë harruar, por përvoja e parë reale e José Mourinhos si trajner i parë ishte te Benfica.

Klubi portugez po shqyrton idenë për t’i besuar atij drejtimin teknik të skuadrës.

Mourinho do të konsideronte pranimin e ofertës vetëm nëse trajneri aktual, gjermani Roger Schmidt, do të largohej nga klubi.

Një mundësi e mundshme ngase Benfika e gjen veten katër pikë prapa liderit Sporting Lisbonës me një ndeshje më shumë.

Nëse do të kishte një dështim edhe në Europa League (klubi është në çerekfinale ku do të përballet me Marsejën), mundësia e largimit të Schmidt është e madhe.

Ideja e rikthimit te Benfika thuhet se është pëlqyer nga trajneri portugez./Indeksonline/