75 Mall Live Search
13:26 / E Martë, 09 Prill 2024 / k.v

Kica-Xhelili i reagon VV-së: Herën tjetër kur flisni për mua, mos u frikësoni t’i lini komentet e hapura për publikun

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, pasi i njëjti tha se nuk ka ndërruar Qeveria por ka ndërruar deputetja Kica- Xhelili në lidhje me çështjen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.

Deputetja ka thënë korrupsioni është korrupsion si pa kryeministrin Kurti si me të.

“VV ma paska postuar foton e parë si “pretekst” se unë kam ndryshuar. E në fakt, në foton e dytë keni pozicionimin e tanishëm të Kosovës. Me KËTË Qeveri. PRAP me Vietnam e sojin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit. Madje, shenja = i bie që kemi stagnim nga viti paraprak. Tani, a kam ndryshuar UNË standard apo Qeveria, vlerësojeni vet. KORRUPSIONI ËSHTË KORRUPSION, SI DIKUR PA ALBIN KURTIN, SI SOT ME ALBIN KURTIN”.

Ajo i ka thënë që herën tjetër kur të flasin për të t’i lënë komentet e hapura për publikun.

Manxhuka ka shkruar se “për diçka që krenohej vetë, sot e quan propagandë”.

“Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Dicka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit”.