75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 09 Prill 2024 / S Z

Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu në TV Dukagjini, ka thënë se Kushtetuta është duke u shkelur nga të gjithë pa dallim, e jo vetëm Kushtetuta, por edhe ligjet tjera.

“Kushtetuta po shkelet nga personat fizik, nga institucionet e shtetit, nga politikanët, nga subjektet politike, nga qeverisjet e caktuara, duke përfshirë edhe nga qeverisjen aktuale”, ka thënë Baraliu.

Sipas Baraliut, në këtë përvjetor do të duhej të ndërpritet shkelja e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës janë obligative për të gjithë

“Nuk ka dy-shkallëshmëri ka vetëm një instancë, por edhe te krijojmë një kulturë demokratike”, tha ai.

“Tjetër gjë e deklarojnë, tjetër gjë e bejnë politikanët, të gjitha subjektet politike e kanë dëshmuar këtë, më e rënda te ne në politikë shumë pak ka etikë, premtojnë shumë por nuk realizojnë asgjë”, shton tutje Baraliu.

Baraliu, e vlerësoi mjaftë mirë punën e Gjykatës Kushtetuese, si të suksesshme edhe pse me një përvojë që e ka pasur fillestare dhe kuadro fillestare sepse ne nuk kemi pasur traditë në krahasim me shtetet e tjera.