75 Mall Live Search
15:43 / E Martë, 09 Prill 2024 / S Z

Haxhiu: Kushtetuta ka mision për të mbrojtur interesat e popullit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ka mision themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.

Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu ka uruar që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike.

“Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, shkroi Haxhiu.