75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 09 Prill 2024 / MSH

11-metërshi e kalon Bayernin në epërsi ndaj Arsenalit

Një 11 metërsh i fituar në mënyrë perfekte nga Bayern Munich-u i ka çuar bavarezët në epëris ndaj Arsenalit.

Ndeshja që po luhet në “Emirates Stadium” është e para mes dy ekipeve, në kuadër të çerekfinales së Champions League, raporton Indeksonline.

Ndonëse Arsenali kaloi në epërsi që në minutën e ’12-të, Bayern Munich shënoi 7 minuta më vonë golin e barazimit.

Në minutën e ’32-të, Harry Kane shënoi për 1:2 për Bayernin nga pika e bardhë e penaltisë, pas ndërhyrjes që u bë ndaj Glenn Nyberg./Indeksonline/