75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / MSH

Osmani për Fitër Bajramin: Është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Fitër Bajramin.

Me rastin e kësaj feste, Osmani ka thënë se të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

“Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!” ka thënë mes të tjerash presidentja.

Ky është urimi i plotë:

Solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!

Urime dhe me fat Fitër Bajramin!