75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / G T

Manuel Neuer nuk ka presion, mbrëmë bëri një lëvizje interesante ndaj Arsenalit

Skuadra e Bayern Munich mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Arsenalit në UEFA Champions League – pasi ndeshja u mbyll 2:2.

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer bëri një veprim tejet interesant gjatë takimit, shkruan Indeksonline

Neuer çoi topin lartë me këmbë dhe pasoi te bashkëlojtarët e tij, pa pasur fijen e presionit nga lojtarët e Arsenalit.

38-vjeçari në këtë ndeshje bëri dy pritje fantastike.

Ndeshja kthyese mes Bayern Munich dhe Arsenalit zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Allianz Arena”./Indeksonline/