Kryeziu: Serbët e Kosovës të padëgjueshëm ndaj Kushtetutës të Kosovës

Bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, Lama: Qeveria ka dështuar
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë.
”Problemi më madhor i Qeverisë së Kosovës është një strategji për të zgjidhur konfliktin me Serbinë më bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, qeveria e Kosovës ka dështuar, në vend se qeveria ta thellojë bashkëpunimin kemi ardhë në një situatë ky ku bashkëpunim është dëmtuar”, tha Lama.
Kryeziu: Serbët e Kosovës të padëgjueshëm ndaj Kushtetutës të Kosovës
Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin “Click” në RTV21 tha se në Kosovë është një sovranitet i butë për shkak të serbëve që jetojnë Kosovë dhe nuk i rrespektojnë ligjet e Kushtetuës së Kosovës.
”Ne kemi në Kosovë një sovranitet të butë në aspektin territorial, nuk është sovranitet klasik si duhet të jetë për shkak të nacionalitetit serb që janë qytetarë të Kosovës dhe janë të pa dëgjueshëm ndaj Kushtetutës të Kosovës, ndaj ligjeve”, tha Kryeziu.
Kryeziu: Feja është e ndarë nga shteti
Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin “Click” në RTV21 tha se feja është e ndarë nga shteti, dhe sipas Kushtetutës së Kosovës vizioni i qytetarëve është se do jemi një shtet euroatlantik.
”Vizioni i qytetarëve në bazë të Kushtetutës është se do jemi shtet euroatlantik, feja është e ndarë nga shteti dhe këto qështje tjera duhet të rregullohen me ligj”, tha ndër tjera Kryeziu.
Kryeziu ndër tjera shtoi se, ”Bashkësitë islame kanë kushtetutën e vet, ata duhet ta respektojnë kushtetuën, nuk duhet të del feja jashtë kontrrollit”.