75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 11 Prill 2024 / MSH

Një shtetase e huaj sulmohet në Podujevë

Një grua ka raportuar në stacionin policor në Podujevë se është sulmuar fizikisht. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:00, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, viktima është një shtetase e huaj.

Ajo ka raportuar se një mosmarrëveshje me të dyshuarin, mashkull kosovar, ka çuar në sulm.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/