75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

“Nuk kam biseduar”, trajneri i Sportingut tregon situatën me Liverpoolin: S’ka asnjë marrëveshje!

Skuadra e Liverpoolit është duke kërkuar trajner të ri pasi Jurgen Klopp para disa javësh konfirmoi largimin në fund të sezonit nga “Anfield”.

Një prej kandidatëve potencial për ta zëvendësuar trajnerin gjerman është Ruben Amorim, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste, Amorim tregoi se me “The Reds” nuk ka biseduar dhe se tani është trajner i Sportingut të Lisbonës.

“Nuk jam takuar me Liverpoolin, s’kam bërë asnjë intervistë. Nuk ka asnjë marrëveshje. Tani jam trajner i Sportingut, unë dua të fitoj këtu, nuk jam takuar me asnjë klub. Ndaluni me këtë storje, kjo është hera e fundit që unë flas për të ardhmen time”, u shpreh trajneri i Sportingut.

Kujtojmë që Amorim është afër titullit kampion në Portugali./Indeksonline/