75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

Futbollisti shqiptar shënoi gol në Kinë – në stilin e David Beckham

Skuadra e Tianjin Jinmen Tiger shënoi një fitore 1:3 ndaj Qingdao Youth në javën e pestë në futbollin kinez.

Futbollisti i lindur në Prishtinë, Albion Ademi shënoi një gol në këtë takim dhe bëri një asist, shkruan Indeksonline

Ademi realizoi një eurogol të vërtetë nga gjuajtja e lirë dhe shumë prej tifozëve e shohin këtë realizim si të legjendës angleze, David Beckham.

25-vjeçari në pesë ndeshjet e para këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste.

Në shkurt të këtij viti, ai ishte transferuar për gjysmëmilioni në ekipin kinez nga klubi suedez, Varnamo./Indeksonline/