75 Mall Live Search
15:01 / E Enjte, 11 Prill 2024 / MSH

Ushtarët ukrainas diplomojnë në trajnimin e FSK-së me SHBA-në, Hovenier ndjehet krenar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të ushtarëve ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë.

Hovenier u shpreh i lumtur me këtë arritje të ushtarëve, të cilët mësuan heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera, shkruan Indeksonline.

“Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje të Kosovës dhe SHBA-së për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën” ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Ushtarët i përkasin Policisë Kombëtare dhe Shërbimeve të Emergjencave të shtetit ukrainas, të cilët përfunduan me sukses trajnimin e iniciuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së, ne bashkëpunim me FSK-në./Indeksonline/