Diçka po zihet, bëhen bashkë dy ish-presidentët e Interit

Dy ish-presidentët e Interit, Erick Thohir dhe Massimo Moratti janë bërë sërish bashkë.
Pas gati 11 viteve prej se skuadra e Interit u shit te biznesmeni indonezian, Thohir publikoi një fotografi ku shihet së bashku me Morattin, shkruan IndeksOnline.
“ Është kënaqësi të takoj z. Massimo Moratti , ish-pronar dhe president i Interit. Për shumë gjëra u fol në një botë gjithnjë e më dinamike dhe pa kufij, duke përfshirë zhvillimin e futbollit italian dhe atij botëror. Ka një entuziazëm të madh sepse Interi ka një shans të madh për të fituar skudeton këtë sezon. Shko Inter! ”, ka shkruar Thohir.
Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por kjo ngjall dyshime pasi Interi këtë sezon është shumë afër të fitojë titullin e Serie A./IndeksOnline/