75 Mall Live Search
20:41 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

8 orë drift pa u ndalur, BMW thyen rekord të dyfisht [Video]

BMW ka hyrë në librin ‘Guinness’ të rekordeve, duke bërë “drift” 8 orë pa ndërprerë.

Në të vërtetë, kjo është hera e dytë që BMW then rekordin, pasi disa vite më parë, të njejtën gjë kishte bërë Johan Schwartz me një M5.

Por, ky rekord i tyre pastaj u thye nga Toyota GT86, e cila bërë “drift” me një distancë prej 144,12 kilometra, shkruan IndeksOnline.

Të kthehemi tek kjo aktualja. BMW ka përdorur modelin MF F90 për të thyer këtë rekord, duke kaluar një distance prej 374,17 kilometra.

Problemi kryesor për të bërë një drift të tillë, ishte rimbushja me karburant. Toyota më parë kishe përdorur dy rezervarë, por BMW tani është kujtuar edhe më mirë.

Gjermanët kanë përdorur një teknikë të re, e ngjashme me atë të avionëve luftarak, ku mbushja bëhet duke lëvizur ( gjatë drift-it ) me një pompë të sofistikuar, ku për 50 sekonda ajo zbrasë 68 litra benzinë.

Pra, BMW ka përdorur dy makina për të thyer këtë rekord. Gjatë 8 orëve janë bërë 5 mbushje. /IndeksOnline/