75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 11 Prill 2024 / FR

Aksident mes dy veturave në Prekaz, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në Prekaz të Skenderajt.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoj së në këtë aksident dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime -Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në  fshatin  Prekaz të  Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveq dëmeve materiale  ĺëndime kanë pësuar dy  persona”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.