Përkujtohet në 25 vjetorin e rënies heroike mësuesi, Mustafë Blakaj

Sot janë mbushur 25-vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Mustafë Blakaj.
Djali i tij, afaristi i njohur, Ukë Blakaj e ka përkujtuar babain e tij përmes një postimi në Facebook.
“Sot, është dita e dëshmorëve të komunës së Istogut. Në këtë ditë ra dëshmor edhe babai im, mësuesi i dalluar Mustafë Ukë Blakaj. Dëshmorët janë jo vetëm e kaluara jonë e lavdishme, por edhe e ardhmja e ndritshme e vendit tonë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët”, ka shkruar ndër të tjera ai.