75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 12 Prill 2024 / Gj. Sh

Jetmir Topalli shënon supergol në Turqi (VIDEO)

Jetmir Topalli gjeti sonte golin e radhës në Ligën e Parë të Turqisë, teksa Manisa ndau pikët me Eyupsporin në kuadër të javës së 30-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mumin Ozkasap” përfundoi me rezultatin 2:2.

Vendasit ishin në disavantazh prej dy golave pas 20 minutave lojë, por ishte Jetmir Topalli ai që udhëhoqi skuadrën e tij drejt barazimit.

Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të parë të Manisas, i shënuar në minutën e 32-të.

Topalli tani numëron pesë gola dhe pesë asistime në kategorinë e dytë të futbollit në Turqi.