Biden përsërit mbështetjen e SHBA-së për Izraelin: Irani nuk do të ketë sukses

Joe Biden ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke thënë se administrata e tij është “e përkushtuar” ndaj mbrojtjes së tij.
Presidenti amerikan tha se mesazhi i tij për Iranin, i cili ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Izraelit, ishte thjesht “mos”.
“Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses,” tha ai.
Komentet e tij vijnë pasi një zyrtar i mbrojtjes amerikane konfirmoi për Sky News se “asetet shtesë” po zhvendoseshin në Lindjen e Mesme për të “forcuar përpjekjet rajonale të parandalimit”.
Irani ka kërcënuar se do të sulmojë Izraelin si hakmarrje ndaj një sulmi vdekjeprurës ndaj ambasadës së tij në Siri javën e kaluar.
Izraeli është fajësuar gjerësisht për sulmin, por nuk e ka komentuar atë publikisht.