Vonesat në paga e kushtet e punës, dhjetëra minatorë të Trepçës në pritje të pushimit pa pagesë

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça”, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit të kalur.
Si rrjedhojë ata kanë protestuar të mërkurën e kësaj jave.
Nga Sindikata e punëtorëve të “Trepçës”, thanë për IndeksVideo, se kanë arritur një marrëveshje me menaxhmentin dhe se pagat janë marrë vesh që punëtorëve tu dalin deri javën tjetër.
Por kjo telashe nuk është e vetmja që e kanë minatorët.
Ata po përballen edhe mungesën e punëtorëve.
Edhe liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë pjesë.