Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina do të përballet me Gjilanin, ndeshje kjo e cila nis nga ora 15:00.
Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Veliqi, Gallapeni, Krasniqi, Nimani, Hamiti, Jashari, Uka, Olivier.

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ismajli, Taipi, Heric, Acka, Basa, Jarovic, Bilalli./IndeksOnline/