Pas pak fillon ceremonia e varrimit të 21 vjeçares nga Ferizaj!

Pas pak pritet të varroset 21-vjeçarja, Erona Cokli.
E ndjera u vra ditën e djeshme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo varroset në varrezat e fshatit Bablak në orën 16:30.
Në mesin e të pranishmëve është edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Kujtojmë se Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar 1 muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj në Ferizaj./Indeksonline/






