Zelensky dënon sulmimin e Izraelit nga Irani

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke bërë thirrje për përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Kështu u shpreh presidenti në një postim në X..
Zelensky tha se veprimet e e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të madh.
“Veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të madh, dhe bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve në përhapjen e terrorit duhet të përballet me një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota,” shkroi ai në platformën e mediave sociale X.