“Kë pe doni kampion oj FFK”, reagim i ashpër i presidentit të Llapit pas barazimit ndaj Dukagjinit

Skuadra e Llapit barazoi 1:1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjes, një reagim intersant ka ardhur nga presidenti i klubit nga Podujeva, Beqir Bataina, shkruan Indeksonline
“Turp ju koftë. Është mirë me na tregu kanë po e doni me ba kampion. A ka drejtësi, oj FFK”, është postimi i Batatinës në rrjetet sociale që ka ngjallur shumë reagime.
Skuadra nga Podujeva tani ka 55 pikë në pozitën e 3-të, katër më pak se lideri, Ballkani (59)./Indeksonline/
