E ndoqi deri të banesa për ta sulmuar, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte ndjekur deri të banesa një femër dhe duke tentuar ta sulmoj.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00 dhe rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se dyshohet se e kishte ndjekur deri te banesa e saj viktimën femer kosovare duke tentuar ta sulmoj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell IndeksOnline.