Çfarë befasie/ Will Smith del në skenë gjatë performancës së J Balvin në Coachella

Will Smith u shfaq në skenë si një akt surprizë në performancën e J Balvin në Coachella. Aktori dhe reperi morën pjesë në një segment me temë Men in Black, shkruan faqja argëtuese E! Online.
Performanca e J Balvin ishte tërësisht me temë aliene, transmeton Indeksonline.
Këngëtari kolumbian lajmëroi papritur “legjendën Will Smith”, pas së cilës ai bëri kërcimin e tij ikonë nga videoklipi për këngën e tij Men in Black dhe repoi një pjesë të tekstit.
Kënga e titullit të filmit të vitit 1997 me të njëjtin emër u bë një sukses i madh në atë kohë, së bashku me serinë e filmave që tani përbëhet nga katër pjesë.
Festivali vjetor i muzikës Coachella zhvillohet në Kaliforni dhe gjithmonë ka në formacion emrat më të mëdhenj në botën e muzikës. Këtë vit këto përfshijnë Lana Del Rey, No Doubt, Blur dhe Charlotte de Witte. Aktet do të performojnë gjatë dy fundjavave, me performancën e J Balvin që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje./Indeksonline/