U fut në mëngjes, e zuri mesdita, ministrja Hajdari ende në intervistim

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës, lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.
Edhe pas dy orësh, ende po vazhdon intervistimi i ministres Hajdari nga Prokuroria Speciale.
Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksion për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi. /Indeksonline/