PSG-ja hakmerret ndaj Barcelonës, bën “ligjin” në Spanjë
PSG-ja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni francez bëri mrekullinë në “Olimpic Luis Companys”, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-1, duke e përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, ku kishte pësuar humbje para tifozëve vendas, me rezultat 3-2.
Raphinha i dha epërsinë skuadrës së Xavit qysh në minutën e 12-të.
Gjerat u vëshzirësuan për Barcelonën në minutën e 29-të, pasi Araujo u ndeshkua me karton të kuq.
Dembele barazoi shifrat në minutën e 40-të, duke e mbyllur pjesën e parë me barazim 1-1.
Vitinha i dha epërsinë PSG-së në minutën e 54-të.
Në vazdhim ishte radha e Kylian Mbappes, i cili shënoi dy golat e radhës.
Francezi fillimisht u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 61-të, derisa vulosi fitoren në minutën e 89-të.
Në gjysmëfinale PSG do të përballet me Borusia Dortmundit, e cila eliminoi Atletiko Madridit./IndeksOnline/