Këto janë ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve
Real Madrid dhe Bayern Munich janë dy skuadrat e fundit gjysëmfinaliste të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, në çerekfinale eliminoi kampionin në fuqi, Manchester Cityn, derisa Bayerni e eliminoi Arsenalin, shkruan IndeksOnline.
Të martën gjysëmfinalen e siguruan edhe Borusia Dortmund dhe PSG, të cilat eliminuan Atletiko Madridin, respektivisht Barcelonën.
Në gjysmëfinale Real Madridi do të përballet me Bayern Munich ndërsa PSG me Borusia Dortmundin.
Ndeshjet e para zhvillohen me 30 prill dhe 1 maj, derisa ato të kthimit me 7 dhe 8 maj./IndeksOnline/