75 Mall Live Search
07:12 / E Diele, 21 Prill 2024 / LB

Sot mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në Veri

Sot në katër komunat veriore do të mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Qendrat e votimit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan është e paraparë të hapen në orën 07:00.

Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 qytetar. Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj.